Telegrafi

Getafe dëshiron dyshen e Real Madridit për Ligën e Kampionëve

Klubi spanjoll, Getafe, është në vëzhgimin e dy lojtarëve të Real Madridit për t’i transferuar këtë verë.

Është drejtori i mediumit Okdiarios, Eduardo Inda, i cili ka folur për El Chiringuito dhe ka kumtuar lajmin.

Aktualisht në pozitën e katërt, Getafe ka shanse ende për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Zidane takohet me katër yje të skuadrës – tre prej tyre ua ka kumtuar se do të largohen nga Real Madridi

“Getafe, nëse luan në Ligën e Kampionëve, do t’ju duhen dy lojtarë të Real Madridit, të cilëve do të ishin në gjendje t’ia paguanin pagat e tyre”.

Brahim Diaz (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Njëri prej tyre është Brahim Diaz dhe tjetri është Marcos Llorente”, ka zbuluar Inda.

Zinedine Zidane këtë javë i ka treguar Llorences se ai nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm, ndërsa edhe Diaz pritet të huazohet për më shumë përvojë. /Telegrafi/

Marcos Llorente (Foto:David Ramos/Getty Images/Guliver)