Klubi spanjoll, Getafe, është në vëzhgimin e dy lojtarëve të Real Madridit për t’i transferuar këtë verë.
Është drejtori i mediumit Okdiarios, Eduardo Inda, i cili ka folur për El Chiringuito dhe ka kumtuar lajmin.
Aktualisht në pozitën e katërt, Getafe ka shanse ende për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
“Getafe, nëse luan në Ligën e Kampionëve, do t’ju duhen dy lojtarë të Real Madridit, të cilëve do të ishin në gjendje t’ia paguanin pagat e tyre”.
“Njëri prej tyre është Brahim Diaz dhe tjetri është Marcos Llorente”, ka zbuluar Inda.
Zinedine Zidane këtë javë i ka treguar Llorences se ai nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm, ndërsa edhe Diaz pritet të huazohet për më shumë përvojë. /Telegrafi/