Site icon Telegrafi

Geta Beqa shpallet kampione bote në kategorinë ‘Wellness’ në Kampionatin Botëror të Fitnesit

(Foto: Instagram/gettabeqa)

Gentiana Beqa është shpallur kampione bote në kategorinë ‘Wellness’, në Kampionatin Botëror të fitnesit të zhvilluar në Korenë e Jugut.

“Nuk ka emocion të përshkruhet kur valëvitet në arenën botërore flamuri ynë kombëtar. Kur ekzekutohet himni në një tjetër skaj të globit, ku bën çdo njeri të ndihet krenar që është shqiptar”.

“Falënderoj Zotin që më dha dritë të shkëlqej në Kampionatin Botëror të Fitnesit”, ka shkruar Geta në postimin e saj në rrjetet sociale duke i falënderuar në vijim të gjithë ata që e mbështetën.

Në ceremoninë e ndarjes së medaljeve ishte i pranishëm edhe kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, i cili ia dorëzoi edhe kupën kampiones.

Bëhet e ditur se Geta do të garojë edhe në kategorinë “Wellness Fitness” e “Over All” për të kërkuar një sukses të jashtëzakonshëm. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/gettabeqa)
Exit mobile version