Instruktorja e popullarizuar e fitnesit, Geta Beqa, është e njohur për figurën e saj trupore.
Nuk ka dyshim se ajo është ndër sportistet më të bukura shqiptare, ndërsa kohë pas kohe në rrjetet sociale poston imazhe nga përditshmëria e saj, por edhe nga pushimet.
Kësaj radhe, Geta ka ardhur me një fotografi nga plazhi, në të cilën ka pozuar me kostum larjeje.
Theksojmë se krahas sukseseve që i ka arritur në fushën e fitnesit dhe bodibildingut, në të kaluarën ajo e ka provuar veten edhe në fusha të ndryshme.
Anën e saj artistike, Geta e ka vënë në pah përmes këndimit dhe aktrimit. /Telegrafi/