Telegrafi

Gerrardi përshkruan ndjenjën si është të jesh kapiten i Liverpoolit

Steven Gerrard tregon se ishte shokuar kur u emërua kapiten i Liverpoolit.

Legjenda e Reds si 23-vjeçar në atë kohë thotë se ishte shumë i ri për një privilegj dhe barrë të atillë në supe, por ishte një nga ditët më të mira në jetën e tij.

Lexo po ashtu Kur e kaluara takon modernen, kështu do të dukeshin legjendat e klubeve evropiane me fanellat moderne (Foto)

“Të jesh kapiten i Liverpooli është një pozicion shumë i privilegjuar”.

“Nuk e kam menduar shumë kur isha i ri, kam menduar më shumë në mënyrën e lojës sime”.

“Isha pak i shokuar në fillim kur e morra shiritin, isha 23-vjeçar dhe ende mendoj se isha pak i ri në atë kohë për atë, ende po mësoja, po rritesha”.

Lexo po ashtu Ky ishte festimi interesant i Gerrardit pas golit të barazimit të Liverpoolit (Foto/Video)

“Por, ishte moment i madh për mua dhe një nga ditët më të mira në jetën time”.

“Kam marr shembuj nga shumë kapiten dhe e kam krijuar stilin tim”, ka thënë Gerrard për Copa90. /Telegrafi/