Site icon Telegrafi

Gerrard zbulon shpresat dhe objektivat e mëdha për sezonin e ri

Trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard ka shpresa të mëdha për sezonin e ri në Ligën Premier.

Gerrard dëshiron që Aston Villa të tronditë me të vërtetë gjashtë vendet e para, të shtyjë për një vend në garat evropiane dhe të përmirësojë formën e klubit në shtëpi.

“Gjithmonë e kam përqafuar presionin, prandaj vendosa të bëhem menaxher. Dua të jem në klube që kanë objektiva të brendshëm. Dua të jem i përfshirë në një klub ambicioz”, ka thënë fillimisht Gerrard.

“Christian Purslowit iu bë pyetja mbrëmë dhe, natyrisht, ne kemi dy pronarë ambiciozë. Johan, Christian dhe unë ndajmë të njëjtin vizion dhe ambicie për të përfunduar sa më lart në tabelë”.

“Nëse kjo do të thotë në mënyrë të pashmangshme që ne të rrëmbejmë një vend evropian, fantastike, sepse ne duhet të arrijmë. Por, minimumi për mua është që ne duhet të gjendemi në gjysmën e parë të tabelës”.

“Është shumë e vështirë vendosja në top 6-7. Është një sfidë e madhe, por ne duhet të jemi ambicioz. Duhet të besojmë. Nuk është e pamundur. Ka ndodhur më parë, e keni parë, keni parë historinë e Leicester-it që ishte epike”.

Lexo po ashtu Super kompjuteri parashikon edicionin 2022/23 në Ligën Premier - zhgënjim te Manchester United

“Por, jashtë kësaj, ju shihni ekipe si West Ham, ju shihni Wolves, ne kemi parë ekipe të tjera që me të vërtetë ‘prishin’ top-6, klubet e mëdha, dhe ne duhet të marrim çdo ndeshje në kohë”.

“Ne nuk kemi nevojë të vendosim ndonjë objektiv të panevojshëm, por duam të jemi një nga ato skuadra që përpiqen të prishin dinamikën natyrore të Ligës Premier. Kjo është ajo që ne do të përpiqemi dhe të bëjmë”.

“Mund të duhet kohë, mund të duhet të jemi të durueshëm, por kjo është ambicia e klubit nga lart poshtë. Nuk duam të operojmë në vendin e 14-të apo në fund të tabelës. Ne duam të jemi ambicioz dhe të synojmë dhe të shikojmë lart”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/

Exit mobile version