Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka lavdëruar Francesco Tottit, duke e cilësuar si mbreti i Romës dhe duke treguar se kam dashur të luaj me të.
36-vjeçari anglez aktualisht është nën kontratë me LA Galaxy, por ai e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij me ‘Redsat’.
Përpara miqësores së sotme mes dy skuadrave evropiane, Roma kanë transmetuar një intervistë nga dhjetori i vitit 2015, në të cilën Gerrard kishte folur për kapitenin e Romës.
“Totti është një teknik fantastik dhe një futbollist i mrekullueshëm. Unë e respektoj atë shumë, sepse ai e merr të gjithë presionin mbi supet e tij me Romën. Ai është mbreti i Romës”, ka deklaruar Gerrard.
“Duke luajtur për Liverpoolin e kuptoj përgjegjësinë dhe presionin që vjen me këtë rol. Unë kam qenë atje dhe e kam parë atë me sytë e mi”.
“Për të luajtur në mënyrë të vazhdueshme për një kohë kaq të gjatë dhe të qëndroj besnikë ndaj Romës si ky, me të vërtetë unë kam marrë një respekt shumë të madh për të. Ai sigurisht që është një legjendë në Itali”, ka përfunduar mesfushori anglez. /Telegrafi/