Telegrafi

Gerrard: Spekulimet për zëvëndësimin e Klopp janë të panevojshme

Steven Gerrard thotë se është e panevojshme që të flitet tani për të si zëvëndësues të Jurgen Klopp te Liverpooli.

Gerrard i udhëheq Rangers aktuailsht në një betejë të ashpër për titull.

Në të njëjtën luftë për titull gjendet edhe Liverpooli që ka epërsi prej gjashtë pikësh në tabelë. Megjithatë, speuklimet për Gerrard që të zëvënëdsojë Jurgen Kloppin te klubi nga Anfield nuk janë ndalur.

“Liverpooli ka një prej menaxherëve më të mrië në botë dhe po shkojnë shumë lart. Vetëm pse ke qenë lojtar i suskesshëm nuk do të thotë se mund të jeni një trajner i mirë”.

Foto: Rangers/Twitter

“Vetëm pse je popullor te tifozët nuk të bën njeriun e duhur për të zëvëndësuar Kloppin edhe nëse ai shkon”.

“Është e panevojshme dhe disrespetkuese kjo për Rangers për nivelin e klubit ku unë jam aktualisht. Unë nuk e shoh kështu, edhe pse spekulimet nuk mund t’i kontrolloj”, deklaroi Gerrard.

Liverpooli përballet me Arsenalin këtë të diel në kuadër të Ligës Premier. /Telegrafi/