Steven Gerrard e ka refuzuar mundësinë që të bëhet menaxher i MK Dons, pasi shpreson për një rol trajnues te ish-klubi i tij, Liverpool.
Pasi i dha fund qëndrimit te LA Galaxy, është raportuar se mesfushori anglez ishte në bisedime me MK Dons.
Mirëpo, sipas burimeve të ndryshme në mediat angleze, ai e ka refuzuar këtë mundësi.
36-vjeçari shpreson të angazhohet te klubi ku bëri emër – Liverpooli.
MK Dons mbetën pa trajner pas largimit të Karl Robinson. /Telegrafi/