Legjenda angleze, Steven Gerrard ka refuzuar të tregojë nesë mendon rikthimin e tij te Liverpooli në të ardhmen në rolin e trajnerit.
Gerrard ka mbaj konferencën e tij të parë për shtyp me Aston Villan para një ndeshje të Ligës Premier.
Anglezi është përgjigjur pytjes së gazetarit sa i përket një rikthimi të mundshëm të tij në Liverpool si trajner një ditë.
Ai ka theksuar se ndihet mirë te Aston Villa dhe do ta shkrijë gjithë potencialin e tij te ky klub.
“Nuk mendoj se kjo konferencë shtypi duhet të jetë për ndonjë klub tjetër përveç Aston Villa…”, ka thënë fillimisht Gerrard.
“Unë jam i gjithi brenda Aston Villas dhe mund t’u premtoj mbështetësve tanë se është kështu”.
“Është një nder i vërtetë të jem këtu”, përfundoi legjenda angleze. /Telegrafi/