Steven Gerrard ka thurë elozhe për sulmuesin anësor shqiptar, Eros Grezda.
Djaloshi me prejardhje nga Gjakova është afër mbylljes së transferimit të tij nga skuadra kroate Osijek tek gjigantët skocez të Rangers.
Grezda tashmë ka kryer testet mjekësore me Rangers dhe në pritje të zyrtarizimit të tij kanë ardhur edhe lavdërimet nga trajneri i ekipit, Gerrard.
“Ai është një lojtar i shkëlqyer”, ka thënë fillimisht Gerard për mediat skoceze.
“Tifozët do ta duan pasi ai mund të kontribuojë shumë në fazën e sulmit”.
“Ai është shumë i shpejtë, shumë direkt dhe ka eksperiencë ndërkombëtare”.
“Gjithçka po ecën mirë dhe shpresoj që ai të japë një kontribut të madh tek ne”, përfundoi legjenda angleze.
Ndryshe, Grezda do të jetë transferimi i 13-të i Rangersave këtë verë nën drejtimin e Gerrardit. /Telegrafi/