Site icon Telegrafi

Gerrard kërkon t’i bëjë bashkë Suarezin dhe Coutinhon – fillojnë bisedimet me uruguaianin që ka refuzuar shumë oferta në ditët e fundit

Luis Suarez duket se i ka ditët e numëruara te Atletico Madrid, pasi kontrata e tij përfundon më 30 qershor.

Duket se sulmuesi ka marrë disa propozime, ndërsa njëri ndër ta është për t’iu bashkuar një projekti të ri, ku josh ai i Aston Villas.

Siç raporton gazetari Gerard Romero, trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard, e ka ftuar sulmuesin uruguaian për t’u rikthyer sërish në Ligën Premier.

Suarez dhe Gerrard, ka një miqësi të vjetër së bashku, që kur luanin te Liverpool.

Sulmuesi ka pasur oferta edhe nga liga braziliane me klube si Palmeiras, Corinthians dhe Atletico Mineiro), si dhe një tjetër nga Arabia Saudite, por të gjitha janë refuzuar.

Ai duket se është fokusuar në projektin e Gerrard në Ligën Premier, ku ai tashmë kishte shkëlqyer përpara se të nënshkruante me Barcelonën.

Aston Villa në janar nënshkroi edhe me Coutinhon në huazim dhe ka një opsion blerjeje jo të detyrueshme për 40 milionë eurosh në fund të qershorit.

Në rast se pranojnë të paguajnë këtë tarifë, te Aston Villa do të jenë së bashku dyshja Coutinho dhe Suarez./Telegrafi/

Exit mobile version