Ish-kapiteni i Liverpoolit dhe Anglisë, Steven Gerrard, ka konfirmuar se do të largohet nga klubi amerikan LA Galaxy.
Veterani anglez ka konfirmuar se pas largimit do të marrë pak kohë për të menduar për ekipin e ardhshëm apo pensionimin.
Gerrard ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë 14 asistime në 34 ndeshje pas largimit nga Liverpooli në vitin 2015.
“Kur u largova nga Liverpooli erdha në Los Angeles me qëllimin që ta fitojë titullin me Galaxyn në MLS”.
“Tani do të shikojë të kalojë kohë më shumë më familjen time”.
Sikurse Gerrard, edhe Lampard ka lënë futbollin dhe mund të kthehet si trajner te Chelsea. /Telegrafi/