Barcelona tashmë ka prezantuar transferimin e ri, Philippe Coutinho, por mungesa e tij tashmë po ndihet në Anfield.
Kështu së paku thotë një nga legjendat e klubit, Steven Gerrard, i cili beson se do të jetë e vështirë që të zëvëndësohet braziliani i cili pagoi 15 milionë euro nga xhepi i tij për t’u transferuar te Barca.
“Unë ende po e përtypi këtë si një tifoz i Liverpoolit”.
“Nuk jam i befasuar nga kjo. Unë e di se Liverpooli ka bërë gjithçka për ta mbajtur atë, ka luftuar për ta mbajtur deri në verë”.
“Por, kur një djalosh ka një ëndërr, një latino amerikan, i cili dëshiron të luaj për Barcelonën dhe e sheh këtë si mundësinë e vetme që mund ta ketë për këtë, atëherë është e vështirë që ta ndalësh”.
🌟 A very special moment for @Phil_Coutinho!
🔵🔴 #CoutinhoDay pic.twitter.com/itbMJ2zNQ4— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 8, 2018
“Nuk ka dyshime për këtë, Liverpoolit do t’i mungojë ai. Ai është futbollist i mrekullueshëm, një njeri i mrekullueshëm dhe të jemi të sinqertë, ai nuk e ka kursyer veten asnjëherë. Unë e respektoj vendimin e tij dhe i dëshiroj të gjitha të mirat”, potencoi Gerrard.
Ai shtoi se Liverpooli mori shuëm para për të dhe se do të gjejë zëvëndësime adekuate. /Telegrafi/