Telegrafi

Gerrard falënderon tifozët për mbështetjen pas pensionimit

Steven Gerrard ka vendosur që sot(enjte) të varë këpucët mbi gozhdë.

Mesfushori legjendar i Liverpoolit është pensionuar nga futbolli aktiv në moshën 36-vjeçare, pas një aventure të shkurtër në MLS-në amerikene te Galaxy.

Pas pensionimit të tij, Gerrard ka vendosur t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe që e kishte sa ishte fëmijë.

Lexo po ashtu Pensionohet Steven Gerrard

“Faleminderit për tifozët e mahnitshëm të Liverpoolit, Anglisë dhe LA Galaxy për mbështetjen e pabesueshme që më kanë dhënë”, ka shkruar Gerrard pas pensionimit të tij.

“Si i ri unë e realizova ëndrrën e fëmijërisë duke veshur fanellën e famshme të kuqe të Liverpool”, përcjell Telegrafi.