Site icon Telegrafi

Gerrard bën shaka lidhur me rrëshqitjen famëkeqe

(Foto: Screenshot/Twitter/Aston Villa)

Steven Gerrard ka bërë shaka lidhur me rrëshqitjen e tij famëkeqe që i kushtoi Liverpoolit me humbjen e titullit të Ligës Premier në vitin 2014, pasi i ka parë dy lojtarë të Aston Villas duke përjetuar fatin e njëjtë në dy ndeshjen e tyre të fundit.

Pasojat John McGinn dhe Ezri Konsa, të cilët e humbën baraspeshën para se të pranonin gol nga Wolverhampton Wanderers, nuk ishin aq serioze në krahasim me atë që i kishte ndodhur trajnerit të tyre, por kontribuuan në humbjen e skuadrës.

“Çfarëdo ankesë ose drejtim gishti nga unë, do të ishte e ulët”, ka thënë Gerrard, i cili kishte rrëshqitur para tetë vitesh duke e lejuar Demba Ba të shënonte dhe asokohe Liverpooli i humbi ëndrrat për titull.

“Ka mundur të ketë qenë faji i fushës, ka mundur të jetë faji i lidhëseve, por e vërteta është se ia dhuruam ekipit kundërshtar një gol. Kjo pati ndikim të madh te ne”, është shprehur legjenda e Redsave.

Lexo po ashtu Duartrokitje, ovacione dhe gjithçka tjetër – Gerrard u prit ngrohtësisht në rikthimin e parë në Anfield

Aston Villa ndodhet në vend të 11-të në tabelë me 36 pikë, 14 pikë larg zonës së rrezikut për të rënë nga elita. /Telegrafi/

Exit mobile version