Telegrafi

Gerrard i ashpër me Milanin për paraqitjen e tyre në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Milan u mposht nga Interi në San Siro me rezultat 2-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Paraqitja e kuqezinjve ishte mjaft zhgënjyese dhe rezultati mund të ishte edhe më i thellë, me Interin që kishte shumë raste.

Por të besuarit e Stefano Pioli që tashmë do të kërkojnë mrekullinë në ndeshjen e kthimit, edhe pse do të jetë e vështirë.

Paraqitjen e Milanit e kritikoi jashtë mase edhe legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard i cili theksoi se kuqezinjtë nuk ishin të denjë për një ndeshje që vlente gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

“Paraqitja e Milan ishte shumë larg asaj që duhet për një ndeshje që vlen gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve. Ajo e kuqezinjve ishte një paraqitje e cila të “fuste” frikën”, ka thënë Gerrard. /Telegrafi/