Site icon Telegrafi

Gerashchenko e krahason Putinin me Hitlerin: Edhe ai kishte vizituar Mariupolin, aty e kishte kuptuar se e ka humbur luftën

Anton Gerashchenko, këshilltar i Ministrit të Brendshëm ukrainas, ka bërë një krahasim interesant në Twitter, mes vizitës së Vladimir Putinit në Mariupolin e pushtuar me atë të Adolf Hitlerit.

“Edhe një diktator tjetër vizitoi Mariupolin. E dimë historinë e tij sesi ka përfunduar. Shumë historianë pohojnë se këtu Hitleri e kuptoi për herë të parë se lufta ishte humbur”, shtoi Gerashchenko, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që presidenti rus Vladimir Putin pa kurrfarë paralajmërimit vizitoi sot Mariupolin, dhe ishte udhëtimi i parë i kreut të Kremlinit në territorin e Ukrainës që nga fillimi i luftës – përkatësisht në rajonin e Donetskut që kontrollohet nga rusët.

Lexo po ashtu Edhe pse i plagosur, ushtari ukrainas arrin të futet në istikame dhe ta eliminojë rusin që vazhdimisht qëllonte mbi të

Vizita pasoi pasi që Putin udhëtoi mbrëmë në Krimenë e aneksuar për të shënuar 9-vjetorin e aneksimit, dhe vetëm dy ditë pasi që Gjykata Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arrest për Vladimir Putinin.

Shumë ekspertë perëndimorë po e shohin vizitën e Putinit në Ukrainë si një spektakël të dështuar, ku ishte shfaqur para disa qytetarëve që pretendohet se janë marrë nga Rusia dhe shtireshin kinse qytetar të Ukrainës dhe kinse e “falënderonin”. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version