Site icon Telegrafi

Gerard Pique fotografohet me një bionde misterioze nga një fanse e zemëruar pasi refuzoi t’i përshëndeste

Gerard Pique është parë në një restorant suedez me një bionde misterioze vetëm disa ditë pasi u konfirmua ndarja e tij nga Shakira.

Ish-reprezentuesi spanjoll, 35 vjeç, zbuloi se marrëdhënia e tij 11-vjeçare me këngëtaren kolumbiane, 45-vjeçare, kishte përfunduar në fillim të këtij muaji dhe ish-çifti kanë qenë subjekt i një shqyrtimi intensiv në shtyp dhe në mediat sociale që atëherë.

Fotoja e Piques dhe biondes është postuar në rrjetet sociale nga Katrin Zytomierska, pronarja e restorantit, pasi futbollisti dyshohet se ka refuzuar të përshëndesë djalin e saj futbolldashës.

Foto: Instagram

Ajo pretendoi se fama i kishte shkuar në kokë futbollistit dhe e quajti atë një “humbës”, shkruan Mirror.

Katrin është një blogere e famshme dhe prezantuese televizive në Suedi – me më shumë se 169,000 ndjekës në llogarinë e saj tashmë private në Instagram – dhe nuk u përmbajt kur kritikoi Pique.

Fotoja e Piques ku ai shihet i veshur me xhaketë sportiv me një kapuç, së bashku me gruan e re me një kapele të bardhë, u bë virale, ndërsa shtypi spanjoll u përpoq ta identifikonte atë.

“Dëgjomë mua humbës, ndoshta shumica e vajzave duan të flenë me ty. Të shoh ty dhe menjëherë mendoj për djalin tim. Isha i qartë me ju. Të kërkova të përshëndesësh djalin tim. Ju thatë ‘jo’. Sepse çfarë je? Një djalë që mund të driblojë një top? Kjo nuk më bën shumë përshtypje. Ajo që më bën të trishtuar është se fama të ka hyrë në kokë dhe kjo është patetike. Ti je thjesht një djalë me top”, ka shkruar Katerin në postimin e imazheve.

Foto: Getty Images

Zhurma e krijuar nga fotografia ‘hakmarrëse’ Katrin, e bërë në një festë që ishte pjesë e një eventi të quajtur “Mendjet e shkëlqyera”, ku Pique kishte marrë pjesë si CEO i firmës së tij Kosmos, çoi në privatizimin e llogarisë së saj në Instagram gjatë fundjavës.

Katrin u tha gazetarëve katalanas Lorena Vasquez dhe Laura Fa përpara se të ndërmerrte veprimin drastik: “E pyeta nëse ai mund t’i thoshte ‘përshëndetje’ djalit tim dhe ai tha ‘jo’.

“Pak e habitur e pyeta përsëri dhe përgjigja e tij ishte e njëjtë. Ai nuk ishte i pasjellshëm, por ishte pak arrogant. Mendoj se për shkak se ai është një futbollist kaq i njohur…por nuk e kisha takuar deri atëherë. Më pas e bëra foton për ta postuar në Instagramin tim”, tha ajo.

Gazetarët në Spanjë janë përpjekur të identifikojnë bionden misterioze në foto, por nuk kanë pasur fat.

Foto: Getty Images

Pique është një nga futbollistët spanjollë më të dekoruar të të gjitha kohërave – duke fituar tetë tituj të La Ligës, titullin e Premier League, katër Liga të Kampionëve dhe nderime të tjera të klubit.

Në nivel ndërkombëtar, Pique fitoi Kupën e Botës në 2010 dhe Euron dy vjet më vonë. Qendërmbrojtësi ka bërë më shumë se 650 paraqitje në klub, përfshirë 40 për Barcelonën sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Kënga e radhës e Shakiras po bëhet hit, fansat të bindur se ka dedikime për Pique

Shakria, ndërkohë, është një nga muzikantet më të shitur të të gjitha kohërave dhe ka regjistruar 11 albume.

Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre në fillim të qershorit.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi.Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin”, thuhej në deklaratën e përbashkët. /Telegrafi/

Exit mobile version