Georgina Rodriguez zbukuron ballinën e dyfishtë të edicionit portugez të revistës Vogue, ndërsa siç raportojnë mediat portugeze dhe spanjolle, influencuesja ka marrë një shumë të majme parash për intervistën dhe sesionin fotografik.
Partnerja e Cristiano Ronaldos është kthyer në një nga personazhet më të ndjekura dhe më të njohura në botën e ‘showbizit’. Të gjitha markat luksoze i japin asaj produkte, e ftojnë në evenimente dhe duan të bashkëpunojnë me të.
Ajo ka qenë tashmë në kopertinat e revistave prestigjioze, si Elle ose InStyle, ndërsa e fundit në seri ishte kopertina e Vogue portugeze.
Në profilin e saj në Instagram, Georgina është mburrur me fotografitë duke shkruar se është shfaqur për herë të parë në një kopertinë të dyfishtë.
La Sexta, por edhe në emisionin portugez, Noite das Estrelas, është raportuat se ajo është paguar ndërmjet 100 deri në 120 mijë euro për këtë angazhim. /Telegrafi/