Telegrafi

Georgina Rodriguez shkëlqen në qilimin e kuq të Festivalit të Filmit të Venecias

Tashmë ka nisur edicioni i 75-të i një ndër festivaleve më të mëdha evropiane të filmit në Botë.

Festivali i Filmit Ndërkombëtar i Venecias ka pritur në qilimin e kuq yjet botërore të kinematografisë si dhe personalitetet të fushave të ndryshme.

Mes të ftuarve ishte edhe bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, e cila ka marrë poza para fotografëve të pranishëm në këtë ngjarje kulturore.

Bukuroshja kishte të veshur një fustan të zi transparent në pjesën e poshtme, i cili i rrinte i ngjeshur për trupin dhe i zbulonte të pasmet

Bukuroshja spanjolle tërhoqi vëmendjen me format e saj vërtetë joshëse, ndërsa fotografët nuk e humbën mundësinë të fiksojnë imazhe gjatë parakalimit të saj.

Lexo po ashtu Kush është Georgina Rodriguez – gjithçka që duhet të dini për të dashurën e Ronaldos

Ndryshe, Georgina është nënë e dy fëmijëve binjak që i ka sulmuesin portugez të Juventusit, Ronaldo. /Telegrafi/