Të enjten, AmfAR Gala Kanë u zhvillua në Hotel Du Cap Eden Roc Cap D’Antibes të Francës.
Dhe, Georgina Rodriguez shkëlqeu gjithë elegancën në një gjerdan me diamant prej një milion funtesh (1.1 milion euro) dhe një fustan të zi ndërsa pozonte për fotografi në mjediset e hotelit legjendar.
E dashura e Cristiano Ronaldos , 29 vjeçe, shfaqi dekoltenë e saj të bollshme në gjysmën e sipërme të fustanit, i cili ishte i krijuar me rripa mahnitës jashtë shpatullave, shkruan DailyMail.
Georgina po ashtu ka vënë në dukje këmbët e saj të tonifikuara me ndihmën e një çarje të guximshme deri në kofshë, ndërsa përshtati dukjen me taka me majë.
Me flokët e saj të lidhur mbrapa, ajo ka aksesuar pamjen e saj magjepsëse me gjerdanin e saj tërheqës rozë ‘Chopard’, që mendohet se vlen një milion funte.
Queen Latifah shërbeu si nikoqire e asaj që është festa më e nxehtë gjatë Festivalit vjetor të Filmit në Kanë, dhe e cila mbledh miliona dollarë për kërkimin dhe ndërgjegjësimin për AIDS dhe HIV.
Të ftuarit shijuan shfaqje muzikore nga Halsey, Adam Lambert, Bebe Rexha dhe Gladys Knight.
Gala e mrekullueshme e amfAR përfshinte gjithashtu një shfaqje mode të kuruar nga Carine Roitfeld dhe një ankand për mbledhjen e fondeve nga Simon de Pury.
Të përfshira në ankand ishin vepra më e fundit e Cecily Brown – e krijuar posaçërisht për amfAR – dhe një vepër arti e nënshkruar e Damien Hirst e Leonardo DiCaprio në vitin 2016.
Ndër bashkëkryesuesit e amfAR Gala Cannes janë Angela Bassett, Kate Beckinsale, Robert De Niro, Ethan Hawke, Scarlett Johansson, Milla Jovovich, Eva Longoria dhe Heidi Klum.
amfAR, Fondacioni për Kërkimin e SIDA-s, është një nga organizatat jofitimprurëse kryesore në botë, e dedikuar për mbështetjen e kërkimit mbi AIDS-in, parandalimin e HIV-it, edukimin për trajtimin dhe avokimin.
Në prill 1983, Dr. Mathilde Krim dhe Dr. Joseph Sonnabend, së bashku me Michael Callen dhe disa të tjerë në New York City, themeluan Fondacionin Mjekësor për AIDS (AMF).
Ishte organizata e parë private në botë e dedikuar për mbledhjen e fondeve për të mbështetur kërkimin shkencor dhe mjekësor mbi SIDA-n. Grantet e saj të para kërkimore u dhanë në 1984.
Në shtator të vitit 1985, amfAR u formua përmes bashkimit të AMF me Fondacionin Kombëtar të Kërkimit për
AIDS-in me të njëjtin mendim, i cili ishte inkorporuar në Kaliforni në gusht 1985.
Që atëherë, amfAR ka investuar rreth 617 milionë dollarë në programet e saj dhe ka dhënë më shumë se 3,500 grante për ekipet kërkimore në mbarë botën.
AmfAR Gala Cannes ka mbledhur një total kumulativ prej më shumë se 245 milionë dollarë për kërkimin e amfAR-it për SIDA-n.
Ky sukses i jashtëzakonshëm i ka mundësuar Fondacionit të bëjë investime kritike kërkimore për ta sjellë atë në arritjen e një kure për HIV-in.
Investimet kërkimore të amfAR-it kanë kontribuar në zhvillimin e barnave antiretrovirale që po mbajnë gjallë miliona njerëz dhe kanë ndihmuar në eliminimin e transmetimit të HIV-it nga nëna tek fëmija në shumë pjesë të botës.
Sot, amfAR po mbështet një sërë strategjish të përqendruara te kura. Një nismë e re granti e quajtur ARCHE-GT, po mbështet ekipet e studiuesve që hetojnë qasjet e terapisë gjenetike për një kurë.
Që nga fillimi i pandemisë, rreth 84.2 milionë njerëz u infektuan me HIV dhe më shumë se 40 milionë kanë vdekur nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n. /Telegrafi/