Telegrafi

Georgina publikon një imazh me Ronaldon, në gisht mban një unazë fejese

TURIN, ITALY - OCTOBER 02: Cristiano Ronaldo and Georgina Rodriguez are seen during the Group H match of the UEFA Champions League between Juventus and BSC Young Boys at Allianz Stadium on October 2, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Georgina Rodriuez ka shkaktuar thashetheme të mëdha në mesin e mediave botërore.

E dashura e Cristiano Ronaldos, Rodriguez ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale që ka bërë të hamendësohet shumëkush.

Ajo publikoi imazhin e përbashkët me portugezin teksa në “gishtin e fejesës” mbante një unazë, e cila bëri që raportohet se çifti tashmë janë fejuar.

Edhe pse Cristiano përballet me akuza për përdhunim gjatë javëve të fundit, e dashura i qëndron pranë dhe nuk beson në thashethemet që qarkullojnë në media.

“Pengesat para jush gjithmonë iu japin fuqi për të treguar se sa i madh jeni. Të falënderoj që në saje teje po e shijoj çdo lojë. Gjithmonë më i madh dhe më i mirë. Unë të dua, Cristiano”, tha modelja e re.

Lexo po ashtu Policia thotë se dëshmitë në rastin e Ronaldos nuk janë zhdukur

Kujtojmë se CR7 po përballet me akuza për përdhunim seksual që ka ndodhur vite më parë në qytetin amerikan të Las Vegasit.

Ndryshe, Ronaldon do ta shohim në aksion në ndeshjen e fundjavës, kur Juventusi do të pret para shikuesve të vetë Genoan. /Telegrafi/