Cristiano Ronaldo është duke i shijuar pushimet e merituara me partneren e tij, Georgina Rodriguez.
Bukuroshja 26-vjeçare ka bërë që superylli i Juventusit ta harrojë eliminimin e hershëm nga Liga e Kampionëve.
Modelja e ka publikuar një fotografi të përbashkët të çiftit duke marrë rreze në jahtin e tyre luksoz.
Duke vënë inicialet e tyre dhe një figurë të zemrës, Georgina i ka qëndruar pranë partnerit të tij në këto ditë të vështira, kur kihet parasysh se atij nuk i pëlqen të humbë.
Ajo i ka publikuar edhe disa fotografi të tjera në InstaStory duke vënë në plan të parë asetet e saj. /Telegrafi/