Cristiano Ronaldo e ka bërë të qartë dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester Unitedi dhe që atëherë është lidhur me klube të ndryshme evropiane.
Atletico Madridi është njëri prej këtyre klubeve, ndërsa e dashura e tij, Georgina Rodriguez, i ka përforcuar akoma më shumë thashethemet.
Bukuroshja ka befasuar duke e ndjekur Carla Pereyran në Instagram – gruan e trajnerit të Los Colchoneros, Diego Simeone.
Ky veprim i saj i ka shtuar spekulimet se superylli portugez mund ta vazhdojë karrierën në Estadio Wanda Metropolitano te rivali i dikurshëm.
Ronaldo e ka njoftuar Unitedin se dëshiron të largohet këtë verë nëse merr një ofertë të përshtatshme, ndërkohë që këtë javë do të zhvillojë bisedime vendimtare me klubin lidhur me të ardhmen e tij. /Telegrafi/