Revista e mirënjohur amerikane, Forbes ka publikuar klistën e aktorëve me më shumti fitime gjatë periudhës qershor 2017-2018.
Dwayne Johnson, i njohur më mirë si “The Rock”, ka dyfishuar fitimet gjatë vitit që lamë pas duke arritur shifrat e një pasurie prej 119 milionë dollarë.
Megjithatë në pozitën e parë gjendet deri vonë beqari i shumëkërkuar, George Clooney, me një pasuri prej 239 milionë dollarë.
Pothuajse tre herë më pak ka fituar Robert Downey Jr., i cili ka fituar 79 milionë dollarë.
Gjersa në top pesëshe gjenden edhe Chris Hemsworth (64.5 mln dollarë) dhe Jackie Chan (45.5 mln dollarë).
Theksojmë se ndër femra më me së shumti fitime është Scarlett Johannson, e cila ka fituar 40.5 milionë dollarë.
Ndryshe, kjo do ta vendosë yllin e Black Widow në vendin e shtatë në renditjen së bashku me aktorët meshkuj. /Telegrafi/