Telegrafi

Genta shijon relaksin në pishinë, përkundër motit të ftohtë

(Foto: Instagram/Genta.Ismajli)

Genta Ismajli i ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, në të cilat ka pozuar në Burgenstock të Zvicrës.

Në një mot të ftohtë, këngëtarja fillimisht shfaqet e veshur dhe me kapelë në kokë, ndërsa në përshkrim shkruan: “Disponimi i sotëm: Gucci”.

(Foto: Instagram/Genta.Ismajli)

Ndërsa në imazhin tjetër të postuar, ajo shfaqet duke u larë në pishinë.

“Mbresëlënëse”, është përshkrimi i fotografisë, në të cilën duket se Genta po e shijon relaksin.

(Foto: Instagram/Genta.Ismajli)

“Dy dashni” ishte projekti kryesor, të cilin këngëtarja e publikoi gjatë vitit 2017.

Videoklipi i kësaj kënge u publikua në YouTube në muajin gusht dhe është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

Videoja muzikore e këngës me muzikë dhe orkestrim të Alfred Sulës aktualisht numëron mbi 19 milionë shikime në platformën e shpërndarjes ë videove. /Telegrafi/