Telegrafi

Genta nuk është xheloze për suksesin e Erës dhe Encës (Video)

Siç e dimë të gjithë suksesin që kanë arritur Era Istrefi dhe Enca, shumë këngëtare edhe më të hershme se to në treg do ta kishin zili sepse për pak kohë ato arritën të prekin edhe suksesin ndërkombëtar.

Por, konkretisht për këtë është pyetur në emisionin “THUMB” të Aulonës dhe Fatmës, këngëtarja shumë e mirë e skenës shqiptare që është gjithashtu edhe një performuese mjaft e zonja, Genta Ismaili.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga yjet seksi shqiptare (Foto/Video)

Ajo ka rrëfyer për “THUMB” se nuk ndihet aspak xheloze pasi Era dhe Enca e kanë merituar suksesin që kanë dhe Genta është shprehur se ndihet e lumtur për arritjet e tyre.

Momenti kur yjet respektohen dhe mirënjohin sukseset e njëri tjetrit është moment shumë pozitiv. /Telegrafi/