Reperi Gent Fatali do të vijë me projektin e tij më të ri.
“I ka krejt”, titullohet kënga më e re e reperit, e cila do të vijë e realizuar me videoklip.
Genti për Telegrafin tha se xhirimet tashmë kanë përfunduar dhe pritet që shumë shpejt të jetë gati për publikim.
“Kënga flet për gjetjen e “të duhurës”, janë tre vajza në videoklip dhe përmes videos tregohet se unë kaloj kohë me të trija duke u munduar të gjej të duhurën”, tha Fatali.
Kënga është e punuar nga vetë artisti në studion e “Authentic Entertainment”, ndërsa e realizuar me videoklip nga produksioni “Imagine Films”.
Xhirimet janë bërë në disa lokacione në qytetin e Prishtinës dhe pritet që brenda një jave të publikohet. /Telegrafi/