Telegrafi

Gent Fatali lanson videoklipin e ri

(Foto: YouTube/MaxProductionAL)

“Zemër e thyme” titullohet kënga më e re, të cilën e ka lansuar Gent Fatali.

Kjo këngë është shoqëruar me videokklip, të cilin e ka realizuar Max Production.

Instrumentali dhe produksioni janë bërë nga Apollo & Marko, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Genti.

Fragmente të vokalit për këtë këngë i ka huazuar edhe Filloreta Raçi-Fifi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Gent Fatali

“Prej shpirtit tim te zemra e jote e thyer…  Kjo këngë është për ty”, shkruan në një postim të këngëtarit në Instagram.

“Sa jena t’ri” është një prej projekteve më të fundit muzikore të Gent Fatalit që u publikua në fund të muajit janar.

Videoja muzikore e kësaj kënge i ka kaluar një milion shikime në YouTube. /Telegrafi/