“Zemër e thyme” titullohet kënga më e re, të cilën e ka lansuar Gent Fatali.
Kjo këngë është shoqëruar me videokklip, të cilin e ka realizuar Max Production.
Instrumentali dhe produksioni janë bërë nga Apollo & Marko, ndërsa tekstin e ka shkruar vet Genti.
Fragmente të vokalit për këtë këngë i ka huazuar edhe Filloreta Raçi-Fifi.
“Prej shpirtit tim te zemra e jote e thyer… Kjo këngë është për ty”, shkruan në një postim të këngëtarit në Instagram.
“Sa jena t’ri” është një prej projekteve më të fundit muzikore të Gent Fatalit që u publikua në fund të muajit janar.
Videoja muzikore e kësaj kënge i ka kaluar një milion shikime në YouTube. /Telegrafi/