Genoa ka konfirmuar interesin e fortë nga Milani për Mattia Perin dhe se marrëveshja mund të kryhet këtë javë.
Perin ka dalë si objektivi numër 1 i Milanit për të zëvendësuar Donnarumman pas refuzimit të portierit të ri italian për të nënshkruar një kontratë të re në San Siro.
Është edhe drejtori sportiv i Genoas, Mario Donatelli, i cili ka konfirmuar këtë interesim të Milanit dhe sipas tij shpejt pritet të arrihet marrëveshja.
“Pas problemeve me Donnarumman, Milani po mendon seriozisht për Perin”, ka thënë fillimisht Donatelli për Radio Crc.
“Tani do të shohim nëse negociatat do të përfundojnë apo jo. Mattia do të largohet nga Genoa vetëm për një klub të rëndësishëm”.
“Pa dyshim, ka interes të madh nga Milani dhe nëse nuk marrin një hap dramatik në rastin e Donnarumma, marrëveshja mund të kryhet këtë javë”, përfundoi drejtori sportiv Donatelli. /Telegrafi/