Telegrafi

Genoa konfirmon transferimin e Romeros te Juventusi

Cristian Romero (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Klubi italian Genoa ka konfirmuar se mbrojtësi Cristian Romero do të bashkohet me Juventusin këtë verë.

Romero ka qenë shumë i lidhur me Juventusin për një kohë të gjatë dhe Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka thënë se një shitje është afër të zyrtarizohet.

“Për Romeron, negociatat kanë filluar me Juventuesin”, ka thënë fillimisht Preciozi për Primocanale.

Lexo po ashtu Drejtori sportiv i Juventusit harron në restorant strategjinë e transferimeve të klubit, mediet ia zbulojnë emrat dhe çmimet   

“Transferimi i tij do të ndihmojë në stabilizimin e buxhetit tonë”.

Romero gjatë një dueli ajror me Mandzukicin (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Shumë tifozë të klubi gjenovez ende nuk e kanë falur Preziosin për shitjen e Krzysztof Piatek te Milani në janar, por presidenti pritet ta marr vendimin e njëjtë përsëri edhe me Romeron.

“Ishte diçka e çuditshme, por kemi fituar një përfitim të madh nga shitja e tij”, përfundoi presidenti i Genoas. /Telegrafi/