Klubi italian Genoa ka konfirmuar se mbrojtësi Cristian Romero do të bashkohet me Juventusin këtë verë.
Romero ka qenë shumë i lidhur me Juventusin për një kohë të gjatë dhe Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka thënë se një shitje është afër të zyrtarizohet.
“Për Romeron, negociatat kanë filluar me Juventuesin”, ka thënë fillimisht Preciozi për Primocanale.
“Transferimi i tij do të ndihmojë në stabilizimin e buxhetit tonë”.
Shumë tifozë të klubi gjenovez ende nuk e kanë falur Preziosin për shitjen e Krzysztof Piatek te Milani në janar, por presidenti pritet ta marr vendimin e njëjtë përsëri edhe me Romeron.
“Ishte diçka e çuditshme, por kemi fituar një përfitim të madh nga shitja e tij”, përfundoi presidenti i Genoas. /Telegrafi/