Site icon Telegrafi

Genoa 0-3 Inter, notat e Valon Behramit dhe të tjerëve

Valon Behrami - Lautaro Martinez (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Interi ka fituar me rezultat 3-0 ndeshjen e tyre në udhëtim te Genoa në kuadër të javës së 36-të në Serie A.

Nerazzurrët kanë arritur t’i kthehen fitores pas dy barazimeve radhazi dhe me këto tri pikë është rikthyer në pozitën e dytë në tabelë.

Golat në këtë fitore të ekipit të Antonio Contes i shënuan Romelu Lukaku (34’, 90+) dhe Alexis Sanchez (83’).

Lexo po ashtu Interi fiton me lehtësi te Genoa dhe rrëmben pozitën e dytë në Serie A

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi belg, Lukaku, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.7.

Romelu Lukaku (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin e vendasve, Mattia Perin, i cili u notua me 5.4.

Për 59 minuta në këtë ndeshje për Genoan luajti edhe mesfushori shqiptar, Valon Behrami, i cili pati paraqitje solide duke u notuar me 6.2.

Genoa:

Inter:

/Telegrafi/

Exit mobile version