Komandantët rusë janë larguar nga pozitat e tyre për shkak se gënjyen eprorët e tyre për “avancimin” e bërë në fushëbetejë.
Blogerët ushtarak, kanë reaguar me zemërim ndaj oficerëve që kanë përpiluar raporte të pasakta sa i përket avancimit në rajonet Donetsk dhe Luhansk, transmeton Telegrafi.
Derisa mediat shtetërore në Rusi kontrollohen nga Vladimir Putinit, disa kanale në Telegram që i kanë hapur blogerët ushtarakë kanë një këndvështrim tjetër sa i përket luftës.
Artikulli i postuar me titullin “gënjeshtrat vijnë nga Siverskut” duke iu referuar një qyteti në rajonin e Donetskut, kanali Rybar në Telegram ka bërë të ditur se komandantët e brigadave dhe batalioneve janë arrestuar, shkarkuar apo denigruar për raportim të rrejshëm se kanë “arritur të marrin nën kontroll vendbanime ukrainase”.
Në këtë artikull theksohet se kur eprorët e tyre shkuan për të vizituar rajone që ata pretendonin se i kishin “çliruar”, u zbulua e vërteta e hidhur.
Gënjeshtrat nuk ishin të vetmet që u raportuan, gjithashtu thuhet se ata ftuan korrespondent lufte për të intervistuar ushtarët rusë për kinse “kapjen e fshatrave fantome”, që në fakt nuk ekzistonin fare. /Telegrafi/