Site icon Telegrafi

Gencit i bëhet “zemra mal” nga ngjyrat kuq e zi (foto)

Reperi Genc Prelvukaj është ndarë i kënaqur nga ndeshja e sotme futbollistike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai në rrjetin social Instagram e ka postuar një fotografi të stadiumit të Prishtinës, ku shihet flamuri gjigant kuq e zi.

“Ska lidhje rezultati, terreni apo loja. Gjëja më e rëndësishme e ditës së sotme ishte që stadiumi i Prishtinës mori tërësisht ngjyrë kombëtare, ngjyrat shpirtërore të shqiptarëve: kuq e zi. Ne nuk ndryshojmë”, ka shkruar Genci. /Telegrafi/

Exit mobile version