Pas bashkëpunimit në këngën “Pikë në jetë” dy vite me parë, dyshja e famshme, Kaltrina Selimi dhe Genc Prelvukaj do të vijnë me një tjetër këngë së bashku.
“Nuk është njëjtë” titullohet kënga, të cilën artistët do ta sjellin të realizuar me videoklip nga produksioni “Black Fish”.
Genci për Telegrafin zbuloi se në këtë projekt, i cili i përket zhanrit baladë ai do të vijë më ndryshe nga që jemi mësuar ta shohim.
“Risia e kësaj kënge është se unë nuk repovati, por këndoj dhe gjithçka brenda është 100% live, nuk ka asgjë sintetike”, tha Genci, i cili e ka punuar vetë tërë projektin.
Xhirimet e videoklipit të kësaj balade, e cila flet për dashuri do të fillojnë të mërkurën, por sipas artistit do të publikohet në muajin nëntor.
Ndryshe Genci sapo ka realizuar edhe projektin e fundit me “Etnon”, i titulluar “Million”, i cili do të publikohet brenda pak ditësh. /Telegrafi/