Site icon Telegrafi

Genci ia kthen shpinën repit?!

Sapo ka lansuar projektin e ri në bashkëpunim me Kaltrina Selimin, i cili u prit mjaft mirë nga fansat duke arritur një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube”.

Ndryshimi i Genc Prelvukajt në këtë këngë dhe projektin e tij solo “I the jo zemrës tënde”, që e solli ditë më parë, bëri që fansat të aludojnë se artisti ka lënë repin për të kënduar një zhanër tjetër, transmeton Telegrafi.

Por kjo nuk është e vërtetë. Genci përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi fansat se tani e tutje do t’i bëjë të dyjat.

“Nuk është paralajmërim që ia kthej shpinën zhanrit që e kam bërë deri sot. Në të ardhmen do t’i bëjë të dyja, mos keni merak. Ju kam thënë që kemi edhe shumë për të dhënë”, ka shkruar Prelvukaj.

Ndryshe do ta shohim edhe anëtarin tjetër të Etnon, Milotin, i cili së shpejti do të vijë në ekran si prezantues dhe autor i një programi televiziv. /Telegrafi/

Exit mobile version