Genc Prelvukaj dhe Lyrical Son kanë caktuar datën e lansimit të projektit të tyre të ri.
Ashtu si këngët e mëparshme të tyre edhe ky projekt pritet që të jetë një hit.
“Andërr” vjen e punuar nga BlackFish dhe PINT si një prurje e re muzikroe në prag të verës.
Dyshja e hiteve të shumta kanë përfunduar xhirimet e klipit dhe të dielën do të lansojnë projektin e tyre.
Kënga lansohet në ora 14:00 gjatë ditës dhe pritja për këtë projekt është e madhe.
Kujtojmë se hiti më i fundit nga dyshja ishte “A t’merr Malli”, një këngë që u bë në pak ditë një hit.
Për Gencin ky është një prej shumë projekteve të fundit, por Lyrical Son ka preferuar që të zgjedhë projektet që po i lanson duke u përkushtuar në jetën private. /Telegrafi/