Telegrafi

Genci dhe Lyrical Son arrijnë një milion me “Andërr”

Genc Prelvukaj dhe Lyrical Son kanë arritur sukses të konsiderueshëm me projektin e ri të tyre. 

Projekti duket mjaft atraktiv në klip dhe muzikë, që u punua nga vet këngëtarët.

Videoklipi u xhirua nga BlackFish Entertainment.

Për dy reperët ky nuk është bashkëpunimi i parë i suksesshëm.

Ata kohë më parë lansuan projektin “A t’merr Malli” që shpejt bëri mbi 10 milionë klikime.

Lyrical Son lansoi edhe dy projekte tjera me PINT.

Tash reperë janë të orientuar kah projektet solo. /Telegrafi/