Dyshja e famshme Genc Prelvukaj dhe Gold Ag kanë bashkuar forcat për projektet e reja muzikore.
Një fotografi e publikuar ku artistët shihen së bashku në studio ngriti dyshimet se një bashkëpunim mes tyre po vjen.
Mirëpo Genci për Telegrafin tha se nuk bëhet fjalë për ndonjë bashkëpunim muzikor mes tyre, por në studion e tij po punohen tri këngët e reja të Goldit.
Kujtojmë se dy artistët gjatë vitit që lamë pas ishin ndër më të suksesshmit. Goldi me 12-të videoklipe të publikuara për çdo muaj nga një dhe Genci me ndryshimin që solli duke ardhur si këngëtar e jo si reper arritën pëlqyeshmëri të madhe të fansave të tyre./Telegrafi/