Artisti i njohur shqiptar, Genc Prelvukaj po vjen me një këngën të re.
Kështu ka bërë të ditur Prelvukaj në një postim të fundit në llogarinë e tij të Instagramit.
Genci zbuloi se projekti do të jetë një bashkëpunim me producentin e njohur, Cricket dhe kënga mban titullin “Maria”.
Sipas një imazhi ku ai shihet përkrah një modeles, këngë do të jetë e kompletuar edhe nga ana vizuale.
“Genc Prelvukaj x Cricket-Maria, për pak orë”, ka shkruar artisti në mbishkrimin e postimit.
Ky projekt i Gencit vjen pas një tjetër bashkëpunimi me Adnan Dacin “Shko” që solli në muajin maj dhe u mirëprit nga fansat e dyshes duke grumbulluar deri më tani mbi 300 mijë klikime në YouTube. /Telegrafi/