Site icon Telegrafi

Genc Nuza do të gjykojë në derbi, delegohen gjyqtarët për xhiron e 22-të në BKT SUperligë

BKT Superliga e Kosovës sa vjen e bëhet më interesante, pasi tani çdo ndeshje ka peshën dhe rëndësinë e vet.

Në xhiron e 22-të do tëketë disa ndeshje shumë interesante, por ajo kryesorja zhvillohet në Gjilan.

Dy konkurrentët për titullin e kampionit, Drita dhe Ballkani do të përballen me fillim nga ora 13:00, ku ky takim gjykohet nga Genc Nuza së bashku me ndihmësit Fatlum Berisha e Granit Hyseni.

Të shtunën përballet edhe Llapi me Malishevën, takim që drejtohet nga Mervan Bejtullahu.

Ndërkohë ditën e diel në program janë për t’u zhvilluar tri ndeshje të tjera shumë interesante.

Prishtina do ta pres Gjilanin në Suharekë me fillim nga ora 13:30, ku kjo ndeshje drejtohet nga Dardan Çaka.

Dy duelet tjera të ditës së diel zhvillohen nga ora 13:00, ku Feronikeli pret Dukagjinin, derisa Ulpiana është nikoqire e Drenicës. /Telegrafi/

Exit mobile version