Genc Nuzës i është besuar ‘bilbili’ kryesor për ta gjykuar miqësoren e ‘luksit’ ndërmjet Feronikelit dhe AC Milan, raporton Gazetasheshi.com.
Gjyqtari kosovar me stemën e FIFA-s do ta gjykojë ndeshjen e shumëpritur të 10 gushtit në “Fadil Vokrri”, derisa do jetë i shoqëruar nga asitentët e tjerë kosovar që gjithashtu e kanë stemën e FIFA-s.
Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj do të jenë asistentët e Nuzës për këtë ndeshje, ndërkohë gjyqtarë i katërt do të jetë Besfort Kasumi.
Nga mbledhja që është mbajtur këtë të premte në stadiumin “Fadil Vokrri” ‘bilbili’ kryesor iu besua Nuza, kjo falë edhe CV-së së tij për të cilën ishin të bindur edhe promotori i ndeshjes dhe zyrtarët e klubit italian.
KF Feronikeli (KOS) – AC MILAN (ITA)
Referee: Genc Nuza (KOS)
Assistant Referee 1: Fatlum Berisha (KOS) Assistant Referee 2: Bujar Selimaj(KOS)
Fourth Official: Besfort Kasumi (KOS)
Ndeshja Feronikeli – AC Milan do të transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në RTV Dukagjini të shtunën nga ora 20:45, por edhe Telegrafi do të ketë mbulim rreth këtij takimi.