Këngëtari i njohur shqiptar, Gena, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.
“Trëndafili im” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është ritmike verore.
Muzika është punuar nga vet Gena, gjersa për tekstin është kujdesur Endrit Mumajesi – MUMA.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me një klip mjaft veror, i cili sjell skena të realizuara në bregdetin shqiptar.
Ana vizuale e projektit i është besuar MAX Production. /Telegrafi/