Telegrafi

Gena publikon baladën e re “Më fal”

Foto: Gena/YouTube

Këngëtari i njohur, Gena, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor.

“Më fal” mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit baladë.

Muzika dhe orkestrimit janë realizuar nga Arsen P, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Endrit Mumajesi, i njohur si MUMA.

Foto: Gena/YouTube

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer në bregdetin shqitar.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Edhe këtë herë, Gena vjen me një performancë mjaft atraktive dhe melankolike në klip, duke iu përshtatur tematikës së këngës.

Ana vizuale i është besuar produksionit nga Shqipëria, Max Production. /Telegrafi/