Këngëtari Gena ka qenë gjithnjë më lehtë i dallueshëm nga këngëtarët e tjerë, kjo për shkak të stilit të tij me flokë të gjata dhe kaçurrela që e diferencon nga të tjerët.
Por, ky stil i këngëtarit mesa duket nuk do të qëndrojë më për këtë vit, pasi për herë të parë ai ka vendosur që t’i shkurtojë paksa dhe të dalë nga stili i tij i zakonshëm.
Në një fotografi të publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram, Gena shfaqet shumë më ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.
I ulur në një karrige me një prapavijë nga shkretëtira e Saharës dhe ndryshim drastik në pamje, Gena dukej sikur po xhironte një nga pjesët e projektit të tij më të re.
Se a do të sjell vërtet diçka të re në treg, kjo mbetet të shihet. /Telegrafi/