Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Gena, është në përgatitje të një kënge të re.
Siç tashmë njihet për balada, ai edhe këtë herë është duke përgatitur një të tillë për stinën e vjeshtës.
I njëjti ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se së shpejti sjell këngën e re, ndërsa ndau një pjesë të klipit me publikun.
“Si vjeshta, kënga e re po vjen”, ka shkruar ai.
Fansat që ai numëron në Instagram duket se e mirëpritën këtë lajm të artistit shqiptar, pasi reagimet e tyre ishin nga më të ndryshmet.
Gena ndërkohë që nga korriku nuk ka qenë aktiv me ndonjë projekt tjetër muzikor.
Ai i fundit mbetet “Trëndafili Im”, i cili tanimë ka marrë miliona klikime në kanalin YouTube. /Telegrafi/