Telegrafi

Gena dhe Genc Prelvukaj në përgatitje të duetit

(Foto: Screenshot/Instagram/genalito_official)

Gena dhe Genc Prelvukaj janë përgatitje të këngës së re që do ta sjellin si bashkëpunim në ditët në vijim.

Projekti mban titullin “Dominicana” dhe do të vijë e kompletuar nga ana vizuale.

Përmes postimit të një fragmenti të videoklipit të këngës së re në rrjetet sociale, bëhet e ditur se do të lansohet “së shpejti”.

Genci ka qenë rregullisht në faqet rozë në javët e fundit pas lajmit për martesë me partneren Eni Koçi, me të cilën janë në pritje të fëmijës së parë bashkë.

Lexo po ashtu Eni Koçi publikon fotografi nga momenti kur së bashku me Gencin zbuluan se po presin një vajzë

Njëherësh, çifti publikoi edhe duetin e përbashkët me titull “Ama”. /Telegrafi/